9.4 C
Elbasan

BE hap dyert për udhëtarët shqiptarë, çfarë ndodh me Greqinë?

27 ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord sot që të hiqen kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kështu, vendi ynë futet në listën e vendeve të tretë të sigurta për kryerjen e udhëtimeve jo esenciale.

Pas vendosjes së datës nga kur do të hyjë në fuqi vendimi, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE duke paraqitur një test negativ për Covid-19 të bërë 72 orë nga nisja. Ose mund të paraqesin dokumentin që vërteton se ata janë të vaksinuar. Të paktën 10 vende të unionit pritet që të njohin së shpejti edhe vaksinën kineze dhe atë ruse.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Por çfarë do të ndodhë nëse fqinji ynë Greqia që ka vendosur kufizime të rrepta në kufi Shqipërinë vendos që ta vështirësojë situatën?

Gazetarja Erisa Zykaj duke raportuar nga Brukseli thotë se shtetet anëtare, përfshirë edhe Greqinë e kanë dhënë dritën jeshile në mbledhjen e ambasadorëve sot dhe, nëse duan të vështirësojnë situatën duhet ta justifikojnë.

“Greqia ka qenë prezentë dhe ka dhënë aprovimin e saj. E ka të vështirë të mos jetë dakord nesër. Nuk i dimë ende datat. Por të 27 shtetet janë të detyruar që ta respektojnë vendimin.”

Aktualisht Greqia lejon që në kufijtë e saj tokësorë me vendin tonë të kalojnë vetëm punonjësit sezonalë, në një kuotë të caktuar, që  përmbushin edhe kriteret e vendosura nga shteti helen. s.b/abcnews.al/

Lajme të tjera

SPAK krijon njësi “undercover” me agjentë të infiltruar në BKH; mënjanon Policinë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka planifikuar krijimin e një njësie operative brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të...

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë. Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i...

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...