13.6 C
Elbasan

BE hap kufirin për Shqipërinë, diskutime se për cilat vende do të hapet kufiri i jashtëm të unionit

Shqiptarët mund të fillojnë të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian nga 1 korriku, ditë kur blloku do të hapë kufijtë e jashtëm. Deri tani është hartuar një listë paraprake, pasi ka shqetësime në lidhje me raportimin e të dhënave nga disa vende. Nga Ballkani Perëndimor nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt BE-së qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në nivel global të ShBA-së, Rusisë dhe Brazilit.

Bashkimi Europian e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve për të cilat do të hapet kufiri duke filluar nga 1 korriku. Nga Ballkani Perëndimor nuk do të lejohen vetëm qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ku numri ditor i infektimeve të reja mbetet shumë i lartë. Të përjashtuar janë gjithashtu ShBA-ja, Rusia dhe Brazili, ndërsa nga ana tjetër do të lejohen qytetarët e Kinës dhe Indisë.

Një vendim i tillë nuk u prit mirë në Uashington, ndonëse më herët presidenti Trump ka urdhëruar ndalimin e udhëtimit të evropianëve drejt Shteteve të Bashkuara.

Vendimi përfundimtar nuk është marrë ende për shkak se disa zyrtarë kanë ngritur shqetësime në lidhje me besueshmërinë e të dhënave të raportuara nga disa vende. Për këtë do t’i kërkohet një mendim Qendrës Europian për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe më vonë blloku do të paraqesë listën përfundimtare.

Vendet e bllokut kanë hapur kufirin e brendshëm dhe atë të zonës Shengen që nga 15 qershori, ndërsa Komisioni Europian ka propozuar hapjen graduale të kufirit të jashtëm, përfshirë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korriku.

Që prej heqjes së kufizimeve në Europë, numri i të infektuarve të rinj është rritur me shpejtësi dhe disa vende po nxitojnë të rikthejnë kufizime të pjesshme të lëvizjes në përpjekje për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Vendime të tilla u morën në Gjermani dhe në Spanjë.

Vazhdimisht Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për heqjen graduale të kufizimeve, ndërsa së fundi shprehu shqetësimin se rritja e rasteve të reja me kornavirus mund të mbingarkojë spitalet e për pasojë të kthehet sërish gjendja e fillimit të pandemisë.

/Ora News.tv/

 

Lajme të tjera

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...

“Vetëm nga një derë mund të kalojmë”/ Ndeshja me Poloninë, Hysaj: Më mungon vetëm Botërori për të kompletuar Kombëtaren

Shqipëria luan finalen e saj të parë me Poloninë për një vend në Botërorin 2026. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh se kjo është...