6.2 C
Elbasan

BE heq kufizimet e udhëtimit për shqiptarët, çfarë duhet të dini përpara se të niseni

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord sot që të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton nga Brukseli se ky ishte vendim i marrë nga 27 ambasadorë të BE-së sot, por nuk është zyrtar. Vendimi zyrtar do të merret të premten në takimin e ministrave të Financës.

Por çfarë duhet të dinë shqiptarët përpara se të nisen drejt vendeve të BE?

Pas vendosjes së datës nga kur do të hyjë në fuqi vendimi, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE duke paraqitur një test negativ për Covid-19 të bërë 72 orë nga nisja. Ose mund të paraqesin dokumentin që vërteton se ata janë të vaksinuar. Sipas gazetares Zykaj, të paktën 10 vende të unionit pritet që të njohin së shpejti edhe vaksinën kineze dhe atë ruse.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Megjithatë, Zykaj thekson se shtetet anëtare e kanë dhënë dritën jeshile në mbledhjen e ambasadorëve sot dhe, nëse duan të vështirësojnë situatën duhet ta justifikojnë. s.b/abcnews.al/

Lajme të tjera

SPAK krijon njësi “undercover” me agjentë të infiltruar në BKH; mënjanon Policinë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka planifikuar krijimin e një njësie operative brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të...

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë. Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i...

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...