12 C
Elbasan

BE identifikon “15 vendet e sigurta”, Covid lë jashtë Shqipërinë

Vendet anëtare të BE-së kanë identifikuar një listë me 15 vende të sigurta të botës për të cilat nuk do të kenë më kufizime në udhëtime. Shqipëria dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon janë përjashtuar nga lista për shkak të situatës së përkeqësuar me pandeminë javë e fundit.

Shtetasit nga Shqipëria pritet të mos lejohen të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian të mërkurën, kur unioni do të hapë kufijtë e vet me jashtë pas izolimit disamujor prej pandemisë.

Një listë e përpiluar nga vendet anëtare sanksionon se vetëm 14 shtete jashtë BE-së do të kenë të drejtë lëvizjeje të rregullt drejt destinacioneve europiane pas 1 datës korrik.

Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, aktualisht rezultojnë vetëm Mali i Zi dhe Serbia, ndërkohë që Tirana, Shkupi dhe Prishtina janë lënë jashtë për shkak të ecurisë epidemiologjike me kovidin.

Për këto vende, secili shtet i BE-së mund të vendosë në mënyrë sovrane për kufijtë e vet.

Mes 15 vendeve të sigurta që do të lejohet të vizitojnë kryeqytetet europiane për qëllime turizmi janë shtetasit nga Australia, Kanadaja, Japonia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Tajlanda,Gjeorgjia,Maroku, Ruanda, Tunizia dhe Uruguaji.

Në listën që ka mbështetjen paraprake të vendeve anëtare është lënë e hapur mundësia për edhe për Kinën, por vetëm nëse kjo e fundit heq reciprokisht kufizimet e tanishme për udhëtarët nga BE-ja.

Deri në marrëveshjen e Breksitit, shtetasit britanikë do mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa për qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Rusisë janë ndaluar udhëtimet drejt unionit për arsye të shëndetit publik.

Europa numëron rreth dy milionë e gjysmë raste të infeksioneve me koronavirus nga 10 milionë që raportohen në të gjithë botën.

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom, tha të hënën se politizimi i kovidit-19 po shkakton përçarje mes vendeve dhe po dëmton kontrollin efektiv të pandemisë.

“Pyetja kritike që çdo komb duhet t’i shtrojë vetes në muajt që vijnë është si jetohet me virusin. Të gjithë duam që të mbarojë për të vazhduar jetën. Por realiteti i hidhur është se nuk jemi aspak afër mbarimit, dhe me gjithë progresin e arritur, pandemia aktualisht po përshpejtohet.”

Më shumë se 500 mijë persona nuk i kanë mbijetuar dot infeksionit të kovidit të ri, gjysma e tyre në vetëm katër shtete si SHBA-ja, Brazili, Britania e Madhe dhe Italia.

/Ora News.tv/

 

Lajme të tjera

Nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja, psikologia dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Një mësuese, psikologe dhe oficere e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë janë proceduar për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi është bërë nga nëna e një...

Mbi 45 milion euro të sekuestrua gjatë në viti nga SPAK/ Raporti i 2025: 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë

SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025, ku thekson se vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. Sipas...

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati. Si rezultat i...

Pronari i MCN TV, Endri Meksi bën kallëzim në polici: Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar dhe me armë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në orët e mbrëmjes të së...

Raporti vjetor i SPAK/ Braho: Po hetojmë intensivisht zyrtarët që abuzojnë me detyrën, progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar më 9 mars raportin vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe...

Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e aseteve të Shqipërisë, pasi nuk zbatoi vendimin e arbitrazhit për të paguar 13 milionë $

Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim....