11.4 C
Elbasan

BE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit, çdo ndryshim ligjor rrezikon reformën zgjedhore

Edhe Komisioni Europian iu bashkua zërave ndërkombëtarë që kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore. Zëdhënësja Ana Pisonero, kujtoi se çdo ndryshim ligjor nuk duhet të rrezikojë kushtin e Këshillit për realizimin e reformës zgjedhore dhe mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat.

Komisioni Europian kërkoi miratimin e pandryshuar të marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe iu kujtoi palëve politike të mos rrezikojë qëllimin fillestar.

Sipas Komisionit, reforma zgjedhore është një prej kushteve të vendosura nga Këshilli i BE-së në mars kur pranoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe gjithashtu kusht për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Pas deklaratës së ambasadorit të delegacionit europian në Shqipëri, Luigi Soreca, reagimi i Komisionit erdhi përmes zëdhënëses Ana Pisonero.

Ajo i kërkoi Parlamentit të mos rrezikojë marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore.

 “Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, një kusht i vendosur nga Këshilli në mars dhe për mbledhjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për negociata. Çdo ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim fillestar,” tha Pisonero në një reagim në Twitter.

Edhe qeveria gjermane që mban kryesimin e radhës së Bashkimit Europian, kujtoi kushtet për Shqipërinë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave.

Ministri për Europën, Michael Roth, shprehu vendosmërinë e Gjermanisë për t’i bindur vendet e tjera anëtare të miratojnë hapjen brenda këtij viti të kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë.

Dhe nëse për Shkupin nuk ka parakushte për t’u përmbushur, për Tiranën ekzistojnë disa deri në mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit.

 “Në Këshill ne do të diskutojmë gjithashtu për zgjerimin. Konkretisht do të punojmë drejt hapjes së negociatave të pranime me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë,” tha Roth.

Më herët, nëpërmjet nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johan Wadephul, politika gjermane i kujtoi Shqipërisë se negociatat mund të bllokohen, nëse shkelet marrëveshja politike e 5 qershorit. Por kreu i qeverisë Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë iu përgjigj këtyre shqetësimeve, duke deklaruar se Shqipëria është një vend sovran.

Reagimet e ndërkombëtarëve vijnë pasi Partia Socialiste dhe partitë e tjera opozitare votuan pro ndryshimeve në kushtetutë që lidhen me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

Ora news .

Lajme të tjera

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergei Hasanapapa

Ekstradohet nga Belgjika Sergei Hasanapapa Ai akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar.Po ashtu,...

Elbasan/ Goditet grupi kriminal që shiste drogë

DVP Elbasan Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug. Finalizohet pas disa javësh hetime operacioni policor...

Lëngu “mrekullibërës” për mëlçinë! Ja çfarë duhet të pini me stomakun bosh për t’u pastruar nga toksinat

Ekspertët e quajnë mëlçinë “laboratori i trupit tonë”, prandaj është shumë e rëndësishme që ajo të jetë e shëndetshme. Ekzistojnë lëngje natyrale dhe ushqime medicinale...

DETAJE nga operacioni i madh i antidrogës në Elbasan, një polic i lënduar gjatë ndjekjes

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë në Elbasan, ku së bashku me Policinë e Shkodrës çuan në goditjen e një grupi që...

Bashkia Elbasan zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve,...

Megaoperacion kundër drogës në Elbasan. Sekuestrohen 45 kg

Një operacion i mirëorganizuar i zhvilluar në orët e vona të natës së kaluar 23:00( e martë) ka çuar në goditjen e një grupi...