13.9 C
Elbasan

“Bëni program për të hequr tabelën e shumëzimit”, Rama tallet me opozitën: Jeni tapë-topi!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare për diskutimin e Buxhetit të Shtetit për 2021, nuk ka humbur rastin të tallet me opozitën parlamentare.

Rama me tone ironie i ka bërë thirrje opozitës parlamentare që të heqin nga përdorimi matematikën, duke nënkuptuar kështu gafat e kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama: Natyrisht ju jeni ndryshe, por tabelën e shumëzimit e keni të unifikuar me ata që s’janë këtu. Keni të njëjtën. Që ta çoni deri në fund këtë punë, ju opozita këtu dhe ajo atje bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit, e mbledhjeve dhe zbritjeve që të shpëtojnë të gjithë. Vendosni ta liberalizoni aritmetikën, matematikë, se kështu si vajti kjo punë që të angazhohesh në opozitë është ta bësh të zezën të bardhë dhe ta bësh aritmerikën subjektive, pse mos ta bëni ju në program këtë punë.

Çfarë  mund t’i bëni ju shqiptarëve më shumë se sa ti çlironi nga stresi i aritmetikës? Çfarë sini të bëni më shumë se kaq? Më shumë se kaq s’dini të bëni asgjë tjetër dhe më besoni që jeni të besueshëm kur ju të thoni që doni të mos keni tabelë shumëzimi, pjesëtimi, mbledhje, zbritje shqiptarët do t’ju besojnë, sepse e keni dhënë me prova që jeni tapë-topi.

Tapa është jashtë, topi është këtu.

ora news

Lajme të tjera

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...

Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria do të rikthejë Bordin e Transparencës, ku pritet të komunikohet vendimi zyrtar. Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët...