7.3 C
Elbasan

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët, ora policore zhvendos meshën në mëngjes

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Për shkak të Covid-19 dhe orës policore, mesha e cila do të duhej të mbahej në mesnatë, u zhvillua mëngjesin e sotëm, 2 Maj, në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, ku besimtarët do të marrin dritën e shpresës që nuk perëndon kurrë në ambientet e brendshme të Kishës, e ndërsa pritet edhe një mesazh nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Për këto Pashkë, ndryshe nga një vit më parë, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve duke ruajtur distancimin social, ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Ora tv

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...