Kryeministri Edi Rama zgjedh Bledi Çuçin si ministër të brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Lajmin e jep vetë kryeministri përmes një postimi në Twitter.

Ndërsa vendin e Çuçit në postin e ministrit të bujqësisë pritet ta zerë Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në Twitter.