15 C
Elbasan

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës 233 lekë/litri, qeveria zhduket nga ekrani

Brenda dy ditësh çmimi i naftës pëson sërish rritje të ndjeshme. Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit i ngritur nga qeveria publikoi çmimet e reja sipas të cilës nafta ka pësuar rritje me 12 lekë, benzina me 7 lekë ndërsa gazi mbetet i pandryshuar.

Vendimi i Bordit që hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23 Mars parashikon këto çmime.

Nafta

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të  jetë 233 lekë/litri. Dje ishte 221 leke/litri

Benzina

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022,  të  jetë 218 lekë/litri, dje ishte 211 leke/litri

Gazi

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93  lekë/litri, dje ishte 93 leke/litri.

Bordi thotë se këto çime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare por nuk jep sqarime të mëtejshme, nga ana tjetër qeveria ka këmbëngulur se nuk do të heqë dorë nga taksat.

Efekti i Bordit 

Ka zgjatur vetëm pak ditë ndikimi i Bordit të Transparencës për të ulur çmimin e karburanteve në vend.

Në  momentet  e para ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar tabelat me çmimet detyruese.
Kjo sjellje solli dhe kyçjen e disa pikave të karburantit, por tashmë vlerat po rikthehen sërish të larta.

Këtë të mërkurë paradite një litër naftë u shit me çmimin 221 lekë për litër. Edhe për këtë rast vendimi i Bordit u miratua të martën,(21 mars) por pa shumë zhurmë e bujë u vu në zbatim.

Të gjitha pikat e shitjes së karburantit do të jenë të detyruar të mos kapërcejnë këto vlera ose Bordi do të veprojë deri në konfiskimin e objektit.
Duket se edhe këtë radhë ndikim ka pasur bursa, e cila këtë të mërkurë është rritur me 5 pikë dhe që është reflektuar menjëherë në Shqipëri.
Pavarësisht se cilësohet Bordi i Transparencës, vendimet merren pa pjesëmarrjen e medias, ndërsa peshën më të madhe të çmimit e zënë taksat dhe akciza.

Çimet e tregtimit të karburanteve në bursë, sipas bodit për

Gazoil : Cmimi në bursë në datë 22 Mars ka qënë 1,204 $/Ton, i cili është rritur me 231 $ nga datë 16 Mars 2022 kur ka qënë 973 $/Ton .

Benzinë : Cmimi në bursë në datë 22 Mars ka qënë 1,086 $/Ton, i cili është rritur me 113 $ nga datë 16 Mars kur ka qënë 973 $/Ton

Ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e Premte, datë 25.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Nga nisja e krizës çmimi më i lartë i tregtimit të karburanteve shkoi në 280 lekë.

Lajme të tjera

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...