12.6 C
Elbasan

Borrell takohet me udhëheqësit e Ballkanit: Të angazhohemi më fort për anëtarësimin

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetari i Komisionit Evropian Josep Borrell organizoi një darkë joformale me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të martën në Nju Jork, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj. Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Gjithashtu u fol për Samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor, muajin e ardhshëm.

Borrel siguroi një mundësi për të diskutuar pritjet për pranimin në BE. Përfaqësuesi i Lartë/Nënkryetari, nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin përpara.

Në këtë takim morën pjesë, Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željko Komšić, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç./abcnews.al/

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...