16.9 C
Elbasan

Bozo dhe Çomo kandidate të PS, Shehi: Më dhimbsen të dyja

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar prurjet e reja në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në Radar Informativ, Shehi tha se Luljeta Bozo dhe Najada Çomo i dhimbsen pasi ishin dy figura me integritet në fushën e tyre dhe politika do t’i përbaltë.

Gjithashtu ai theksoi se nuk pret kontribut të veçantë prej tyre pasi nuk e njohin terrenin e politikës.

Bozon e njoh si inxhiniere të vjetër. Me gjithë respektin që kam me inxhinierët e vjetër e kam problemin se janë njerëz të paangazhuar dhe janë fare naivë në këtë çështje. Nuk do të ofrojnë kontribut. Bozo dhe Çomo më dhimbsen, kishin emër të mirë. Mënyra sesi përcillet ndaj raportin me politikën i largon nga e mira. Ishte një inxhiniere e nderuar që hyn në një proces të përbaltur të politikës

Doja ta pyesja çfarë mendon për kryeministrin zonja Bozo që tha jam krenare? Unë mendoj se është hajdut. Unë kështu mendoj. Mendoj se për 8 vjet e ka shkatërruar administratën, gënjen nga mëngjesi në dark, na la te porta e Evropës dhe po na çon drejt Arabisë. Nuk e di zonja Bozo a e ka bërë këtë llogaritje me mendjen e vet. ne në parlament këtë llogarisim”, tha Shehi.

Shehi ka shtuar më tej se kandidatët e listës së opozitës janë më me integritet. Sipas tij opozita ka ofruar një skuadër të pastër.

“Nuk janë të gjithë, por janë ku e ku më të mirët se këta. Është koncepti bazë në një shtet demokratik. Sot për sot kemi të drejtë ti themi që duhet ti largojmë këta të inkriminuarit. Edhe me emra të rinj dhe të vjetër nuk i ndaj kështu. Po të them se opozita ka ofruar një skuadër të pastër. Këta janë njerëz që këto PPP i kanë firmosur këta”, tha ai. g.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Rrëshqitja e tokës në Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, ARRSH nis ndërhyrjet emergjente në këto akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar. Aktualisht...

Ekstradohet nga Dubai drejt Shqipërisë Durim Bami, pritet të mbërrijë pasdite (FOTO)

Durim Bami është ekstraduar nga Dubai, teksa sot pasdite pritet të mbërrijë në vendin tonë. Durim Bami është Nisur nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa...

Kush do e drejtojë kartelin pas vdekjes së El Menchos? Njihuni me djalin e birësuar të bosit të bosit të drogës, El Pelon

Të paktën 60 persona janë vrarë në një valë dhune që ka shpërthyer në 20 shtete në Meksikë pas vdekjes së Nemesio Oseguera, i...

Policia e Elbasanit procedon disa persona

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D.,...

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Një person në Austri është dënuar me shtatë muajsh burg dhe një gjobë prej 1,200 euro pasi u shpall fajtor për marrjen e videove...

Shtrenjtohet bileta e Korçës/ Rruga nga Gramshi rrit me 300 lekë biletat, qytetarët do të paguajnë 1000 lekë

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas ka detyruar mjetet e transportit publik të përdorin itinerare alternative për juglindjen duke zgjatur kohën e udhëtimit dhe rritur kostot...