5.5 C
Elbasan

Braktiset nga prindërit në autostradë, 16-vjeçari shqiptar merret në mbrojtje nga komuna. Shqipëria e treta për minorenët në Itali

Është vetëm 16 vjeç minoreni shqiptar që autoritetet italiane kanë gjetur të braktisur në autostradën A14, në drejtim të Triestes.

I vetëm udhëtonte në këmbë në drejtim të këtij qyteti të madh që do t’i ofronte punë e ndihmë ekonomike për familjen në Shqipëri.

Ky është një skenar i njohur për autoritetet italiane. Të afërm ose vetë prindërit shoqërojnë minorenët shqiptarë deri në kufijtë italianë, qoftë detarë ose tokësorë e më pas janë ata vetë që trokasin në portat e komisariateve policore për të kërkuar strehim.

E dëshmojnë dhe shifrat preokupuese të sapo dala nga Ministria e Punës e Çështjeve Sociale që dokumentojnë që të rinjtë shqiptarë minorenë kanë kapërcyer numrin e atyre që vijnë dhe nga territore lufte, nga vende të prekura nga fatkeqësi natyrore, konflikte sociale e humanitare.

“Dua veç të punoj e të ndihmoj familje”, ka deklaruar në shqip 16 vjeçari që nuk flet asnjë fjalë në italisht, duke shtuar se prindërit e kishin shoqëruar deri në pikën kufitare me drejtim Triestes duke e braktisur.

Ka rrëfyer dhe një histori të dhimbshme dhune familjare, por që duhet verifikuar sepse shumë herë përdoret si motiv për të qënë të besueshëm e të merren nën mbrojtjen e shtetit italian.

Historia e 16-vjeçarit është e njëjtë me atë të mijërave minorenëve shqiptarë që për Italinë janë kthyer në një fenomen të njohur, por të pa shpjegueshëm se pse një vend si Shqipëria që kronikat turistike dhe ato politike e shfaqin si vendi i boom-it të madh ekonomik përcjellë në tokën italiane një problematikë të tillë.

Minoreni shqiptar është marrë në mbrojtje nga bashkia e qytezës Cessalto, në Trevigiano e cila përmes kryetarit të bashkisë Emanuele Crosato ka deklaruar se do të marrë në mbrojtje duke i garantuar strehim e kujdesje me shpresën që të birësohet apo të merret shpejt në ngarkim nga një familje e qytezës së tij të vogël prej 4 mijë banorë.

“Nuk është e lehtë, thotë kryebashkiaku duke informuar se nga buxheti i komunës kanë lëvruar për momentin rreth 18 mijë euro e që do të shërbejnë për pak muaj me koston e 150 euro në ditë për strehimin e tij, që duhet të vazhdoj e të garantohet deri në moshën 18 vjeç”.

16-vjeçari shqiptar është strehuar pranë një strukture për fëmijët minorenë të braktisur nën kujdesjen e shërbimeve sociale e është hapur një procedurë identifikimi i tij që pa dyshim do të ketë të domosdoshme bashkëpunimin me Shqipërirnë.

Gjatë muajit qershor 2022, numri i minorenëve shqiptarë të pashoqëruar në Itali është ngritur një vend më sipër duke u renditur të tretët në listën e publikuar nga Miniatria e Punës e Çështjeve Sociale, menjëherë pas minorenëve nga Ukraina e Egjipti, e duke lënë pas ata që vijnë nga vende si Afganistani, Bangaldeshi, Pakistani etj.

Janë 1302 minorenë shqiptarë që sipas Minitrisë italiane janë marrë nën mbrojtje nga shteti italian pasi kanë emigruar të vetëm drejt Italisë.

Vetëm gjatë muajit qershor kanë hyrë 48 minorenë shqiptarë e totalisht përbëjnë 8.3% të numrit të përgjithshëm të numri të tyre prej 15.595 nga të gjitha kombësisë.

Po preokupuese shfaqet dhe kjo problematikë për minorenët e pashoqëruar me origjinë kosovare.

Gjatë muajit qershor 2022 kanë kërkuar mbrojtjen e shtetit italian 39 minorenë kosovarë e përgjithësisht numri i tyre është 277.

Braktiset nga prindërit në autostradë, 16-vjeçari

Të dhënat për muajin maj

 

Braktiset nga prindërit në autostradë, 16-vjeçari

Të dhënat për muajin qershor

 

Braktiset nga prindërit në autostradë, 16-vjeçari

Lajme të tjera

Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajri në vrasjen e Fatbardh Licit/ Eria Ago kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot rekursin e Eria Ago-s, e cila ka kërkuar lirinë. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26...

Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike

SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet...

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si...

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...