10.7 C
Elbasan

BRUKSEL – Dialogu Kosovë-Serbi rifillon më 12 korrik

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të rifillojë më 12 korrik në Bruksel me Josep Borrell, Miroslav Lajçak, Avdullah Hotin dhe Aleksandar Vuçiç, tha në një shënim në Twitter zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ndërkohë, në një konferencë shtypi, Stano tha se ”konfirmoj se këtë të diel, më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vijnë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian”.

”Ky do të jetë takimi i parë në kuadër të dialogut që nga nëntori i vitit 2018. Takimi do të organizohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe Çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak”, deklaroi Stani.

”Ky takim do të rifillojë diskutimet dhe punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës për të gjitha çështjet e pazgjidhura”, theksoi ai.

”Takimi mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve do të zhvillohet pas takimit online, të premten më 10 korrik i drejtuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel”, përfundoi Stano./ a.jor.

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...