6.5 C
Elbasan

Çfarë po paralajmëron Meta? Kreu i PL: Koha e fjalimeve ka mbaruar, sulmi ndaj Berishës i orkestruar nga pjella bastarde

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëroi sot se ka mbaruar koha e fjalëve dhe fjalimeve, duke iu referuar edhe sulmit të paprecedentë ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Për

këtë të fundit Meta tha se ishte i orkestruar nga Rama, për të cilin tha se kërkon shpopullimin e vendit.

 

Meta: Nuk do doja të flisja gjatë por sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet ti lere vendin veprimeve të organizuara.

Per ti treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot ne ditën e samitit europian një ngjarje të denje për nje kryeminister skizofren , delinkuent dhe tradhëtar, për zbatuesin e platformes së spastrimit etnik që e ndjen cdo familje shqiptare.

Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!

Berisha u sulmua ditën e sotme në nisje të protestës teksa një person, i identifikuar si Gert Shehu u afrua dhe e qëllon Berishën duke e gjakosur.

Kjo ngjarje ishte e paprecedentë teksa truprojat e Berishës u kundërpërgjigjën duke e dhunuar, teksa ka qenë më pas policia që e ka shoqëruar te Trauma për shkak të plagëve.

Lajme të tjera

Nafta arrin deri në 198 lekë, ngrihet taskforca për monitorimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një...

Nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja, psikologia dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Një mësuese, psikologe dhe oficere e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë janë proceduar për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi është bërë nga nëna e një...

Mbi 45 milion euro të sekuestrua gjatë në viti nga SPAK/ Raporti i 2025: 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë

SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025, ku thekson se vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. Sipas...

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati. Si rezultat i...

Pronari i MCN TV, Endri Meksi bën kallëzim në polici: Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar dhe me armë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në orët e mbrëmjes të së...

Raporti vjetor i SPAK/ Braho: Po hetojmë intensivisht zyrtarët që abuzojnë me detyrën, progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar më 9 mars raportin vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe...