15.3 C
Elbasan

Charteri me oficerët e Frontex zbret në Rinas, do dislokohen në kufirin e jashtëm të Shqipërisë

Ditën e sotme (17 qershor) në aeroportin e Rinasit mbërriti një charter oficerë shtesë të FRONTEX për parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

Ata do të vendosen në në kufirin e jashtëm të Shqipërisë me BE-në, në vijim të misionit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Prej 1 viti, në vendin tonë, konkretisht në Gjirokastër dhe Korçë, në kufirin tokësor me Greqinë, filloi zbatimi i operacionit JO FOA Ëestern Balkan, i Agjencisë Europiane të Rojes Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, ku marrin pjesë oficerë të policive kufitare të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian dhe të FRONTEX.

Qëllimi është zbatimi i aktiviteteve operacionale të koordinuara, në kufirin tokësor ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për kontrollin e flukseve të imigracionit të parregullt, parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar dhe forcimin e bashkëpunimit. Ky qëllim, tashmë është përmbushur me sukses.

Që prej fillimit të Operacionit të përbashkët, me 22 Maj 2019, situata e sigurisë kufitare ka ndryshuar dukshëm, në sajë të angazhimit të rojeve kufitare të vendeve të Bashkimit Europian, por edhe në sajë të pajisjeve teknike për kontrollin e kufirit të vendosura në përdorim të operacionit nga vendet anëtare dhe FRONTEX.

20 shtete kontribuan në Operacion duke angazhuar punonjës policie dhe personel civil, me 7 profile të lidhura me detyrat e kontrollit kufitar (për mbikëqyrjen e kufijve, ekspertë informacioni, ekspertë të intervistimeve, oficerë mbështetës të Frontex, ekspertë të nivelit të avancuar të dokumenteve të udhëtimit, ekspertë të automjeteve të vjedhura, oficerë të vijës së parë të kontrollit) si dhe përkthyes (si pjesë e kontributit të Holandës).
Për të mbuluar plotësisht nevojat operacionale, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të operacionit të gjitha burimet e tjera të nevojshme njerëzore.

Ora news

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...