10.4 C
Elbasan

‘COVID-19 është ulur këmbëkryq mes nesh’, Kalo: Ja çelësat për zgjidhjen e kësaj sfide!

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur diten sot me nje tjeter mesazh te forte per solidaritet dhe bashkepunim ne perballimin e situates se veshtire te krijuar nga koronavirusi, qe sipas tij, eshte ulur tashme kembekryrne mesin tone.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai bashke me apelin per ndergjegjesim, kerkon edhe bashkepunimin e te gjitheve.

“MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….”- shkruan ai.

Mesazhi i plote i mjekut Tritan Kalo:

Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtëme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUKU sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjedhin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetsime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor….MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!!!

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

Berisha zbulon orën e protestës së radhës: Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit!

Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e PD, e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën...

Elbasan/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim...

SPAK publikon raportin e vitit 2025, rritet me 3.8% numri i hetimeve të përfunduara

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025. Në raportin vjetor SPAK bën me dije se numri i hetimeve të përfunduara në...

Sërish sirena alarmi në Akrotiri të Qipros, autoritetet thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë

Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët...

Durrës/ Pas një konflikti familjar, 44-vjeçari sulmon policët

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar në Durrës, pasi ka fyer dhe kanosur dy punonjës të Policisë gjatë kohës që ndodhej...

U kap me kokainë gati të ndara në doza, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ra shtetasi M. L., pasi më 7...