6.5 C
Elbasan

Covid-19/ Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët

Ministria e Brendshme greke ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

Burime sqarojnë se drafti ligjor u dërgua në parlamentin grek pasditen e së premtes dhe merr vlefshmëri që prej të hënës së ardhshme, më 21 dhjetor.

Ky vendim u jep një frymëmarrje lehtësuese mijëra emigrantëve që jetojnë në vend, shumica e tyre shqiptarë, të cilët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.

Më herët, burime qeveritare i thanë Top Channel se po punohet për përgatitjen e disa drafteve ligjore që lehtësojnë në jetën e përditshme emigrantët, si dhe për krijimin e database-ve të posaçme për punonjësit sezonalë që mbërrijnë në vend, kryesisht për t’u punësuar në sektorin e bujqësisë.

Për përshtatjen e drafit ligjor po punohet ngushtë edhe me ekspertët shqiptarë të emigracionit, Fatos Malaj dhe Arminda Plangarica.

Përsa i përket punonjësve sezonalë, burimet sqaruan se të interesuarit duhet të zbatojnë me rigorozitet afatet e tyre të qëndrimit në vend dhe nëse nuk do të kryejnë rinovimin e kontratës së punës me punëdhënësin që i ka kontraktuar, pranë rajoneve të policisë në  zonat që punojnë për shtyrje të tremujori që mundëson ky program, duhet të largohen nga vendi brenda afateve.

Në të kundërt rrezikojnë gjoba dhe penalitete të rënda, të cilat arrijnë deri në 1200 euro gjobë për këdo shkel afatin e qëndrimit në zonën Shengen.

Po ashtu, edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Greqi kanë hapur sportelet e tyre dhe u mundësojnë emigrantëve shërbim edhe me dy turne, me qëllim pajisjen sa më të shpejtë të tyre me pasaporta dhe karta identiteti.

Ora news

Lajme të tjera

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...

Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe...

Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të...