10 C
Elbasan

COVID-19 mbërrin për herë të parë dhe në këtë qytet, infektohen 3 punonjëset e konsultores…

COVID-19 ka mbërritur dhe në Pogradec, duke shënuar kështu 3 rastet e para në këtë qytet. Bëhet fjalë për 3 punonjësve të një konsultoreje të cilat mendohet se nuk kanë patur ndonjë histori kontaktesh me personat e infektuar. Pas 8 tamponëve të marrë nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec, 3 punonjëset e një konsultoreje fëmijësh në një prej rrugëve kryesore të qytetit kanë rezultuar pozitiv. Nga ana e kësaj njësie ka filluar gjurmimi i të tre rasteve me qëllim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit tek personat e tjerë.

Për këtë, mjekët epidemiologë kanë tërhequr të gjitha kartelat e vizitave të kryera në këtë konsultore me qëllim gjurmimin e rasteve të tjera ashtu siç kanë kontaktuar familjarët dhe persona të tjerë kontakti me të 3 rastet që tashmë rezultojnë pozitivë.

realnews

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...