11.5 C
Elbasan

COVID-19 në Shqipëri, 135 raste të reja në 24 orë, 189 të shtruar në spital

Shifrat nga koronavirusi në Shqipëri mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 860 testime prej të cilave 135 rezultuan pozitive.

Ndërkohë i lartë mbetet numri i personave të shtruar në spitale ku aktualisht 189 pacientë marrin mjekim. 12 persona janë në terapi intensive ndërsa 4 në intubim.

Këtë të shtunë u regjistruan 6 viktima të reja ku numri total i personave që kanë humbur betejën me virusin është 312.

Gjithashtu u shënuan dhe 94 të shëruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon – 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Të shtruar – Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Viktima – Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve.

Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga fakti se një pjesë e rasteve pozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020)

Testime totale 67057

Raste pozitive 10102

Raste të shëruara 5976

Raste Aktive 3814

Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2054

Durrës 466

Shkodër 296

Lezhë 204

Elbasan 154

Korçë 135

Kukës 129

Vlorë 125

Fier 113

Berat 69

Dibër 35

Gjirokastër 34

Lajme të tjera

LOTËT QË U BËNË GJOL (DUMREA)

LOTËT QË U BËNË GJOL Kush e ka vizituar Dumrenë dhe nuk ka mbetur i befasuar? Kodrat e saj të rrumbullakosura valëzojnë si dallgët e...

SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon! Përplasje institucionale për intervistën e Ilir Metës në “Off The Record”

Një përplasje e hapur qëndrimesh ka shpërthyer mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së...

Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti me karburantin e fshehur në emrin e vëllait – dyshime për mashtrim me...

Rama ik, por me kë do rrëzohet? Edhe “Himçi i Elbasanit” del i shitur Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti...

C.Ronaldo vijon bojkotin, në Angli flasin për një rikthim te Man.United

C.Ronaldo vijon bojkotin, me legjendën portugeze që ka dalë hapur kundër drejtuesve të klubit, me Fondin Publik të Investimeve në Arabinë Saudite që qëndruan...

“Prokurorë e gjyqtarë po përballen me kërcënime serioze”, Shehaj: Kryeministri sulmon drejtësinë, teksa pritet vendimi i GJK për Ballukun

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar publikisht ato që i ka cilësuar si sulme të kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë...

Fotot/ Me bikini të kuqe dhe poza sensuale, modelja shqiptare ‘ndez’ rrjetet para Shën Valentinit

Oriola Marashi ka rikthyer vëmendjen në rrjete sociale me një set fotografik që nuk kalon pa u vënë re. Modelja shqiptare ka publikuar një...