11.7 C
Elbasan

COVID-19 në Shqipëri, 164 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

Tre viktima dhe 164 raste të reja është bilanci këtë të shtunë përsa i përket koronavirusit në Shqipëri.

Rastet e reja kanë rezultuar pas 872 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë situata vijon të jetë e njëjtë në spitale ku aktualisht janë 188 pacientë të shtruar.

21 persona janë në terapi intensive ndërsa 7 janë në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 të shëruar.

Të infektuar – Janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Të shëruar – Të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon – 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

Të shtruar – Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Viktimat – Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

Lajme të tjera

Përkeqësohet moti në Durrës! Shtyhen nisja e trageteve nga porti drejt qytetit të Barit

Përkeqësohet moti! Shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve...

E pazakontë! Kafshimi qenit i kushton jetën 65-vjeçares në Belsh (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, ku një 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga një qen. Emine Agolli nga fshati Çërragë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu dërgohet në urgjencën e QSUT! Shtrohet në pavionin e Kardiologjisë

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore që ka...

LOTËT QË U BËNË GJOL (DUMREA)

LOTËT QË U BËNË GJOL Kush e ka vizituar Dumrenë dhe nuk ka mbetur i befasuar? Kodrat e saj të rrumbullakosura valëzojnë si dallgët e...

SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon! Përplasje institucionale për intervistën e Ilir Metës në “Off The Record”

Një përplasje e hapur qëndrimesh ka shpërthyer mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së...

Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti me karburantin e fshehur në emrin e vëllait – dyshime për mashtrim me...

Rama ik, por me kë do rrëzohet? Edhe “Himçi i Elbasanit” del i shitur Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti...