8.4 C
Elbasan

Covid 19 në Shqipëri: Shkon në 502 numri i viktimave, 319 raste të reja në 24 orë

Shkon në 502 numri i viktimave nga Covid 19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, 3 pacientë ka ndërruar jetë ndërsa janë regjistruar 319 raste të reja pozitive në 1534 teste të kryera.

I lartë mbetet numri i të shtruarve në spital ku aktualisht 301 pacientë po marrin shërbim shëndetësor, 15 në terapi intensive dhe 6 pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

 Viktimat: Një 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         319

Të shëruar ne 24 orë                                      90

Të shtruar në spitale                                       301

Humbje jete në 24 orë                                  3

Testime ditore                                                  1534

Testime totale                  123,960

Raste pozitive                       20,634

Raste të shëruara               11,097

Raste Aktive                            9,035

Humbje jete                            502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4566

Durrës                  847

Fier                         692

Korçë                    569

Shkodër                522

Lezhë                     405

Elbasan                  395

Vlorë                   360

Berat                   266

Kukës                    191

Gjirokastër         129

Dibër                     93

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...