15.5 C
Elbasan

Covid-19 në vend, 131 raste të reja, 3 humbje jete dhe 201 pacientë në spitale

Nuk ndalet Covid, 131 raste të reja, 3 humbje jete dhe 201 pacientë në spitale.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 131 raste të reja infektimi me Covid-19 në vend.

Ndërkohë, 3 pacientë nuk kanë mundur që ta fitojnë luftën me virusin.

Shqetësues shfaqen shtrimet në spitalet Covid, ku numri i tyre ka shkuar në 201.

Ndërsa, personat e shëruar në 24 orët e fundit janë 47.

Në spital – Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Vdekje – Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Teste dhe raste -Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shërime – Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë,

8 raste në Lushnje,

6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,

5 raste në Has,

4 raste në Krujë dhe Dibër,

3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,

2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,

1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)

Testime totale              81364

Raste pozitive               12666

Raste të shëruara         7042

Raste Aktive                  5257

Humbje jete 367  (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2603

Durrës         564

Shkodër      380

Lezhë          301

Elbasan      297

Korçë          251

Fier             240

Vlorë          193

Kukës         150

Berat          114

Dibër             82

Gjirokastër  82

Lajme të tjera

“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme.  Fregata spanjolle...

Falsifikuan dokumentet e një prone/ Ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona, e pësojnë tre punonjës të ASHK-së

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve...

Ekstradohet nga Britania në Shqipëri, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Është ekstraduar nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë shtetasi Lorenc Lala, alias (Kristian Lala, Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje. Lorenc Lala,...

2 javë i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha...

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...