12.8 C
Elbasan

COVID-19 në vend, 158 raste të reja, 3 humbje jete dhe 214 në spital

COVID-19 në 24 orët e fundit ka shënuar 140 të shëruar, 158  raste të reja dhe 3 humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Janë kryer 905 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Ndërkohë , për fakt të keq 3 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë luftën me virusin, duke humbur jetën.

Ndërsa janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet – Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Vdekje – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         158

Të shëruar ne 24 orë                      140

Humbje jete në 24 orë                  3

Testime ditore                                  905

Testime totale                   93,926

Raste pozitive                    14,568

Raste të shëruara             8,965

Raste Aktive                        5,200

Humbje jete                          403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               2704

Durrës                  565

Shkodër               397

Lezhë                  260

Korçë                  241

Elbasan                 233

Fier                      223

Vlorë                  184

Kukës                 136

Berat                  121

Dibër                   80

Gjirokastër        56

Lajme të tjera

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...