29.7 C
Elbasan

Covid-19 në vend, ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja

Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e lehtë e numrit të viktimave dhe të të infektuarve.

Dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 108 raste të reja. Ndërkohë, janë shëruar 88 pacientë.

Aktualisht, në spitalet covid po trajtohen 178 pacientë. Një ditë më parë u shënuan 3 viktima dhe 124 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

Viktima – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Të shëruar – 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020)
Testime totale 84722
Raste pozitive 13153
Raste të shëruara 7397
Raste Aktive 5381
Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 590
Shkodër 381
Elbasan 309
Lezhë 295
Fier 259
Korçë 246
Vlorë 204
Kukës 155
Berat 112
Dibër 96
Gjirokastër 76

Lajme të tjera

Nëse peshon shumë, paguan shtesë/ Duke filluar nga viti 2026, fluturimi mund do t’ju kushtojë dyfish

Rregullat po ndryshojnë: ata që nuk bien nën një peshë të caktuar duhet të paguajnë një taksë shtesë dhe udhëtimi tani kushton shumë më...

Dyshimi i mjekëve të QSUT, intoksikacion ushqimor nga karkalecat që Dumani mbante në frigorifer. I konsumoi pas disa ditësh.

Kanë dalë dyshimet e para mbi situatën e shtrimit me urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë në QSUT-ë të bashkëpuntorit të prokurorisë së Posaçme SPAK,...

EMRAT/ Plagosën rëndë dy persona gjatë një konflikti, përfundojnë në pranga dy shtetas në Durrës

Dy shtetas të identifikuar si Rodriko Elezi dhe Aldo Dubraku janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi plagosën rëndë dy persona gjatë një konflikti...

“Je dorëzuar?”/ Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, dalin pamjet nga arrestimi i autorit të atentatit në Shkodër

Në pamje, duket ndjekja e tij nga efektivët, ndërkohë që është kapur dhe momenti kur autori Rakip Gila është prangosur. Në atentatin në Shkodër humbën...

200 mijë euro gjobë për Kombëtaren e 20% e stadiumit bosh, Demalia: Zero tolerancë për anën e errët të tifozerisë, është koha të merren...

Në prag të ndeshjes me Letoninë më 9 shtator 2025, për eliminatoret e Kampionatit Botëror “USA–Canada–Mexico 2026”, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është ndëshkuar...

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike. Të prekurit në shumicën...