17.2 C
Elbasan

Covid 19 nuk zgjedh! Mjekja infeksioniste: Moshat e reja po shfaqin shenja të rënda

Covid 19 nuk zgjedh! Mjekët në spitalin Infektiv tregojnë se javët e fundit po përballen me fluks të shtuar pacientësh që kanë nevojë për ndihmën e tyre dhe të sëmurë të moshave të reja, që po shfaqin shenja të rënda të  Covid-19.

 “Janë të sëmurë që paraqiten nga simptomat mesatare deri në ato më të agravuara. Në këto ditë që jemi në një fluks më të ri të rasteve i kemi parë të gjitha grupmoshat. Duke filluar në nga 20-30 vjeçarët deri tek grupmosha e tretë. Në momentin që flasim relativisht mund të themi që janë të rinj, kemi një pacient në terapi intensive”, tregon mjekja infeksioniste Entela Kolovani.

Ecuria e Covid 19 shprehet mjekja infeksioniste Entela Kolovani varet nga sëmundjet e tjera të pacientit dhe koha që ai paraqitet në spital.

Rastet që të sëmurë me koronavirus shkojnë vonë në spital nuk mungojnë.

“Nëse pacientët vijnë sepse kanë qëndruar gjatë në shtëpi me probleme sidomos respiratorë të rënda, apo janë të sëmurë që mjekohen me ilaçe komplekse, sidomos ato me probleme kardiovaskulare apo diabet, sigurisht që predispozita për të mos shkuar mirë është më e lartë sesa tek pacientët e tjerë, që janë më të shëndetshëm apo vijnë në ditët e duhura në spital”, u shpreh ajo.

Rregulli i artë i sëmundjeve infektive sipas mjekëve është parandalimi.

Infeksionistja Kolovani përsërit thirrjen drejtuar qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik dhe për të mos neglizhuar mbajtjen e maskës./abcnews.al/

Lajme të tjera

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...