6.5 C
Elbasan

COVID-19 ‘prek’ një tjetër qytet, Bashkia reagon me urgjencë, lëshon thirrjen e fortë…

Delvina ka shënuar rastin e parë me COVID-19. Bëhet fjalë për një 64-vjeçar i cili ka rezultuar pozitiv ndaj testit për koronavirus, ndërsa ka filluar dhe testimi i familjarëve.

Për këtë ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për të shmangur përhapjen e virusit.

realnews

POSTIMI I PLOTE

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në Delvinë është shënuar rasti i parë me Covid19.

Duke i uruar shërim të shpejtë personit të infektuar, dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj rregullat që duhet të ndjekim dhe të respektojmë për të shmangur përhapjen e virusit.

‼️#RespektoniRregullat

↔️Ruani distancën 1.5 metër

Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca

Lani shpesh duart

Dezinfektoni mjediset

Për çdo shqetësim telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare 127! Nëse keni shenja apo simptoma të ngjashme me Covid19, Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Të dashur bashkëqytetarë, dua t’ju siguroj se janë marrë të gjitha masat parandaluese dhe është bashkërenduar puna me të gjitha organet përkatëse për të frenuar përhapjen!

Ju lutem respektoni rregullat , mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COvid-19

 

Lajme të tjera

Nafta arrin deri në 198 lekë, ngrihet taskforca për monitorimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një...

Nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja, psikologia dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Një mësuese, psikologe dhe oficere e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë janë proceduar për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi është bërë nga nëna e një...

Mbi 45 milion euro të sekuestrua gjatë në viti nga SPAK/ Raporti i 2025: 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë

SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025, ku thekson se vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. Sipas...

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati. Si rezultat i...

Pronari i MCN TV, Endri Meksi bën kallëzim në polici: Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar dhe me armë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në orët e mbrëmjes të së...

Raporti vjetor i SPAK/ Braho: Po hetojmë intensivisht zyrtarët që abuzojnë me detyrën, progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar më 9 mars raportin vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe...