5.5 C
Elbasan

Covid nuk ndalet, 6 të vdekur dhe 127 raste pozitive, 119 pacientë po trajtohen në spitale

E enjtja regjistroi një tjetër bilanc negativ me Covid-19. Në 24 orët e fundit 6 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ndërkohë vijon numri i lartë i rasteve të infektuara, ku në 531 testime të kryera, 127 kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Ndërkohë 32 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa në dy spitalet Covid po trajtohen 119 pacientë.

“Më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit”. 

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)
Testime totale            44295
Raste pozitive              6016
Raste të shëruara         3155
Raste Aktive                2673
Humbje jete             188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         1477
Durrës         344
Shkodër         232
Fier             99
Vlorë         97
Kukës         90
Lezhë         86
Korçë         85
Elbasan         53
Berat          44
Dibër        34
Gjirokastër     32

Lajme të tjera

Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajri në vrasjen e Fatbardh Licit/ Eria Ago kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot rekursin e Eria Ago-s, e cila ka kërkuar lirinë. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26...

Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike

SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet...

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si...

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...