7.3 C
Elbasan

Defekti në nënstacion djeg panelet e ujësjellësit, e gjithë Shkodra pa ujë!

Një defekt në linjën 110 kv të nënstacionit Shkodra 1 ka shkaktuar djegien e paneleve të ujësjellësit në Shkodër. Për këtë arsye Shkodra sot është zgjuar pa ujë të pishëm.

Drejtori i Ujësjellësit Mark Molla në një intervistë për media është shprehur se dëmi është i konsiderueshëm ndërkohë që shprehet se nga OST dhe OSHEE, nuk ka asnjë përgjigje. Defekti sipas tij është i përsëritur por këtë herë vlera e dëmit i kalon 200.000 lekë të reja. Pritet që deri nga orët e drekës të kryhet riparimi i defektit.

“Siç e morët vesh edhe nga komunikata e bashkisë ka pasur një difekt në stacionin e Dobraçit si rezultat i luhajtes së energjisë elektrike. Në 3 gjysmë i gjithë staf teknik brigada e gatishmërisë kanë ardhur dhe po punojnë për të bërë të mundur vënien në punë të stacionit dhe me ujë të të gjithë Shkodrës. Në këtë moment pa ujë është gjithë shkodra. Nga luhatjet e tensionit janë dëmtuar 3 boksa ose 3 panele kryesore stacioni, bashkë kabulla si rezultat i mbingarkesës nga luhatja. Kjo është diçka e parptiru dhe sështë në dorë.

I bëj thirrje OST OSHEE të jenë sa më të vëmendshme sidomos në lidhje me furnizimin e linjës së ujësjellësit. Këto vijnë si rezultat i mbingarkesës. Nuk është problem i përhershëm por ne na ndodhin shumë difekte me kyçjen dhe shkyçjen dhe kjo është e papranueshme, se sa herë ndodh stacioni i Dobraçit del jashtë pune dhe merr kohë për të rihyrë në punë. Kjo është e disata herë. Por dami që ka ndodh sot ka vlerën e 200 mijë lekëve të reja për institucionin. Për dëmin nuk na është përgjigjur askush”, tha Molla.

 

Be.K./Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...