13.1 C
Elbasan

Deklarata e ministrit serb/ Rama kërkon “ndihmën” e Vuçiç: Ishte dakord me mua për “Schengenin rajonal”…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj një deklarate të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sipas të cilit, me vënien në funksion të Zyrës Operative të Kosovës në doganën e Portit të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare po punonte për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Sipas Ramës, Serbia nuk mund të hapë gojën se sa ka avancuar Shqipëria në marrëdhënie me Kosovën mbi hapjen e kufijve të përbashkët që është dhe një prej kushteve të minishengenit ballkanik.

Madje, kryeministri kërkoi edhe reagimin e presidentit serb Aleksander Vuçiç ndaj kësaj deklarate që ai e cilësoi e “një goje të shthurrur”.

Rama“Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e tij nuk ishte meme , mendova mos ishte meme se s’ka mundësi që një ministër i një vendi që po përpiqemi të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Serbinë e Madhe, ndërsa ekstremistët në Serbi që po punoj për Shqipërinë e Madhe. Për këtë çështje duhet të shprehet Presidenti i Serbisë, se është ministri i tij i Mbrojtjes edhe për një arsye se me të kam qënë i qartë, e kam kuptuar qartë që ai ishte dakord me mua që shengeni rajonal është një proces në mbrojtje të interesave kombëtare dhe rajonale në këtë proces. Serbia nuk mundet të hapë gojën se për çfarë dhe si, apo sa shpejt biem dakord ne me Kosovën. Kjo është vendosja në zbatim e 4 lirive të BE, e para është liria e lëvizjes, pra kufiri bëhet inekzistent, se kemi realizuar me parë. Pse? Sepse s’na kalë lejuar më parë. Ne duam ta heqim kufirin edhe me Serbinë, unë e kam thënë kjo nuk i pëlqen ekstremistëve se jetojnë për të mbajtur të ardhmen me kthetrat e së shkuarës”.

Deklarata e Aleksandar Vulin:

”Shqipëria e Madhe është një lajm i katastrofës së madhe, thyerjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”… Atë që ju u jepni shqiptarëve nuk mund t’ua ndaloni serbëve’’.

Lajme të tjera

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...