12.7 C
Elbasan

Dëmshpërblimet për ish të përndjekurit, Balla: Do të vijojnë, Berisha është tallur me ta

Gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, Kuvendi shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS, Taulant Balla është shprehur se në të gjitha vitet që ka në Parlament, ka dëgjuar “diskutime patetike dhe qarje hallesh nga njerëz që nuk kanë bërë kurrë gjë për ish të përndjekurit.”

Më tej, Balla deklaroi se që nga viti 2013 mazhoranca ka dhënë dëmshpërblime për ata që kanë qenë realisht të përndjekur. Po ashtu, ai theksoi se edhe në këto kushte të vështira që po kalon vendi (pandemia) procesi i dëmshpërblimeve do të vijojë.

Balla u shpreh:

“Nuk kanë munguar në 15 vite, diskutime patetike e qarje halli real, të përndjekurve, por nga njerëz që nuk kanë  bërë kurrë asgjë për ta. Nuk kam asgjë me kolegët që morën fjalën. Edhe pse historia është ajo që gjykon, paanshmëri. Edhe pse drejtoni gishtin drejt PS, e vërteta është që mazhoranca pas 2013 është e vetmja që realisht ka adresuar financiarisht dëmshpërmblimin e merituar të atyre që kanë qene realisht të përndjekur politike. Se e dimë që ka edhe ndër ta që, edhe pse kanë qene të dënuar për vepra të tjera penale, pretendojnë se janë të ndjekur.

Para 6 vitesh, i dhamë likuidim dëmshpërblimit për kategorinë parësore…ky vendim solli likuidimin e gjithë shumës në dispozicion nga viri 2014-2018 janë paguar në total 39,162 subjekte përfituese. 110 milion dollarë…Berisha është tallur historikisht me këtë shtresë. PS qeveris për njerëzit, për të drejtën e secilit në mënyrë të barabartë pa asnjë dallim. Pala tjetër ka bërë diferencime. ” /abcnews.al/

Lajme të tjera

2 javë i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha...

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...