10.6 C
Elbasan

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Llalla, i konfiskohet pasuria

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK duke dënuar me 2 vite burg  ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

Veç dënimit me burg është vendosur edhe konfiskimi i pasurisë së tij.

“Gjykata ka vendosur dënimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, me 2 vite burg, 5 vjet heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike ndërkohë që i ka konsfiskuar pasuritë që ishin objekt hetimi. Bëhet fjalë për një apartament në Durrës 60 metra katrorë dhe tre sipërfaqe tokë arë që i posedonte” raporton gazetarja Keti Banushi.

Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë në tre raste. Ai ishte i pranishëm në seancë së bashku me avokatin për njohjen me vendimin.

Pritet që vendimi i dhënë nga gjykata të apelohet nga avokati i Llallës. Në raste të ngjashme për këto akuza është kërkuar dënim me provë, por për zotin Llala nuk u aplikua ky dënim.

Ish-kryeprokurori pak javë më parë hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti kishte ulur 1/3 e dënimit.

Në seancën e mbajtur gjatë paradites, u paraqitën konkluzionet nga mbrojtja. Avokati mbrojtës, Sokol Hazizi, kërkoi pafajësinë e Llallës dhe heqjen e sekuestros me pretendimin se procesi ndaj tij është i stisur për shkak të

Sipas avokatit procesi ndaj Llallës është i stisur për shkak të pozicionit të tij si ish-kreu i akuzës dhe ish -kreut të ILDKPI.

Sipas avokatit kjo është një çështje e paragjykuar.

Sipas avokatit, 7 mijë e 50 euro shpenzime që ka bërë në Gjermani me familjen, të cilën e kishte dërguar atje për shkak të kërcënimeve, i ka marrë borxh

Edhe për shumën rreth 7 mijë dollarë për lindjen e djalit në SHBA, avokati tha se ” pagesat janë bërë nga një mik i tij shqiptaro-amerikan, i cili erdhi dëshmoi para jush dhe po ju dorëzojmë faturat origjinale të pagesave në bankë”.

ora tv

Lajme të tjera

Shkëlqim, elegancë dhe stil në tapetin e kuq, ja veshjet që kanë spikatur në ceremoninë e 98-të të Oscars

Tapeti i kuq i 98th Academy Awardsu mbsush me elegancë, stil dhe momente që tërheqin vëmendjen e gjithë botës së modës dhe kinemasë. Para fillimit...

41 biss, SPAK ka edhe 5 të burgosur në listë/ “Mbajnë kontakte me grupe kriminale”, kërkohet izolimi në regjimin 41-bis

Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në regjimin e ashpër 41 biss, pesë...

Elbasan/ Aksidentoi një person me biçikletë në bulevard, arrestohet 35 vjeçari

DVP Elbasan / Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin...

Humbi ekuilibrin”/ Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i...

Apel për ndihmë. Kosta Gego la nevojë për ndihmë për trajtim mjeksor

Familja e Kostës kërkon ndihmë për përballimin e trajtimit . Gruaja apel për këdo që ka mundësi Kush të mundet të dhurojë në linkun e...

I vuri flakën banesës së komshiut pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në Berat 53-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”. Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari dyshohet se për motive...