11.6 C
Elbasan

Denoncimi i fortë/ Rritet mesatarja për të vazhduar Universitetin, Sali Berisha: Goditje fatale, akt ç’njerëzor…

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se mesatarja për të vijuar Fakultetin tashmë maturantëve do u duhet mesatarja në notën 8 dhe e konsideroi këtë gjë akt çnjerëzor dhe goditje fatale për shkollimin e të rinjve.

Ish-kryeministri ka publikuar edhe një denoncim të pedagogut dixhital, ku ky i fundit sqaron ligjin.

MESAZHI I BERISHËS

Nje akt i ri çnjerezor dhe antikombetar!

Goditje fatale per shkollimin e te rinjve!

Miq, Edvin Kristaq Xhelati, ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar ka rritur me nje VKM ne 8 noten mesatare per pranimet ne universitete ne vitet 2021-2022.

Ky eshte nje akt antikushtetues, antiligjor, armiqesor ndaj te rinjve shqiptar.

Asnje vend i lire nuk vendos kurre nje mesatare te tille te larte, me te cilen mbyll dyert e universiteteve per 90% te femijeve te te varferve dhe zonave te thella te vendit.

Ky akt urrejtje ndaj te rinjve shqiptar eshte rikthim tek praktika e universiteteve te dyerve te mbyllura qe ndiqnin eterit barbar te Edvin Kristaq Xhelatit.

Ky vendim eshte gjithashtu deshmi flagrante se ate qe nuk beri dot me mesataren ne pranimet e vitit 2020-2021 e beri nepermjet testit kallp te letersise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim si nje akt çnjerezor, antikombetar, armiqesor ndaj te rinjve shqiptar dhe u bej thirrje studenteve, gjimnazisteve, prinderve, familjareve te tyre te ngrihen sa me pare ne mosbindje civile per te hedhur ne koshin e plehrave te historise kete vrases te ëndrrës universitare te te rinjve shqiptar!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e pedagogut dixhital. sb

Përshëndetje doktor Berisha, fillimisht ju urojmë shëndet

Dua të bëj publik një shqetësim, jo vetëm timin por edhe të pedagogëve e mësuesve të tjerë, mbi një vendim të fundit të qeverisë, i cili është në shkelje flagrante të ligjit për arsimin e lartë. Qeveria këtë vit ka përcaktuar pragun e notës mesatare për në universitet edhe për vitet që vijnë, njësoj si me logjikën e koncensioneve të PPP.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me nr. 436 datë 03.06.2020 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, është tërësisht i paligjshëm në pikën 2 të tij, pasi thotë se “… kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2021-2022 dhe në vijim… kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë …minimalisht me notë mesatare 8 (tetë).”

Ligji Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” në Nenin 74, pika 1, sanksionon se “Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë …bëhet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave”, pra çdo vit, dhe jo për vitin apo vitet e ardhshme.

Zgjatimi në titull i fjalisë “..për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, si dhe përcaktimi në pikën 2 të VKM për vitin 2021 dhe 2022 përbën një shkelje të pastër të ligjit.

Kjo VKM përveç se hartohet nga MASR, që do të thotë se përpara se të firmoset nga ministrja kalon për firmë nga specialisti i thjeshtë, Përgjegjësi i Sektorit Juridik, Drejtor Juridik dhe më tej Sekretari i Përgjithshëm, përpara se të shkojë në Administratën e Kryeministrisë dhe Qeveri për miratim, kalon minimalisht edhe në dy ministri të tjera të linjës, që do të thotë në dy zinxhirë të tjerë të administratës publike.

Mirë e gjitha kjo ushtri me shefa, drejtorë dhe sekretarë të përgjithshëm, që u ka shpëtuar kjo shkelje e pastër e ligjit, po Universitetet tona Publike, po Rektorët apo Dekanët e zgjedhur edhe me votë studentësh, përse nuk e kanë parë dhe përse nuk e kanë denoncuar këtë shkelje të ligjit? Ky është tregues që edhe universitetet tashmë janë kapur përfundimisht nga qeveria.

Ju falënderoj dhe uroj ditë të mbarë.

  

realnews

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...