10 C
Elbasan

Denoncimi/ I ngatërrojnë testin e Covid, qëndron në spital duke menduar se nuk infektonte njeri

Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim shumë të fortë për një rast shumë të rëndë që ka ndodhur me një burrë të moshuar nga Mjeda i Vaut të Dejës (Shkodër).

69 vjeçari ishte paraqitur me simptoma të Covid në spital dhe i është marrë tamponi. Burri ka qëndruar 1 ditë në spital ndërsa rezultati i testit i është ngatërruar duke i dalë negativ. Në fakt burri ishte i prekur nga Covid dhe gjatë 24 orëve të qëndrimit të tij në spital, ai ka patur kontakte të shumta me familjarë, mjekë e të tjerë pacientë.

“Ja pra një mënyrë se si përhapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!

Denoncimet janë të shumta sesi refuzohet testimi për familjarë të një personi të prekur, edhe kur për shkak të Covid ka ndërruar jetë e kjo së fundmi ka ndodhur në Tiranë. I lenë njerëzit deri në ekstrem me agravim të simptomave dhe fare pak shpresë mbetet pasi futen në frymëmarrje mekanike apo të drejtuar! Dhe numri i viktimave po rritet…”-thotë PD.

DENONCIMI I PLOTË:

Ndërsa vazhdon kurba e dhëmbëzuar e Shqipërisë me 53 raste të deklaruara ditën e sotme, spikat fatkeqësisht rrumpalla në menaxhimin e kësaj situate.

Një 69 vjecari nga Mjeda e Vaut të Dejës i paraqitur me shenja klinike të dyshuara si Covid në Shkodër, i ngatërrohet rezultati i tamponit dhe i thuhet se ka rezultuar negativ. Por gjatë qëndrimit në spital për të trajtuar simptomat që vijojnë akute, kuptojnë se është bërë ngatërresa në rezultat, dhe 69 vjecari ka qenë pozitiv. Këtu merr fund refuzimi për ta dërguar në Tiranë dhe sillet me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në spitalin infektiv. Ndërkohë, personi ka qëndruar mbi 24 orë në spital, në kontakt me pacientë të tjerë, me personel shëndetësor e mbështetës, e familjarë.

Ja pra një mënyrë se si përhapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!

Denoncimet janë të shumta sesi refuzohet testimi për familjarë të një personi të prekur, edhe kur për shkak të Covid ka ndërruar jetë e kjo së fundmi ka ndodhur në Tiranë. I lenë njerëzit deri në ekstrem me agravim të simptomave dhe fare pak shpresë mbetet pasi futen në frymëmarrje mekanike apo të drejtuar! Dhe numri i viktimave po rritet…

Sugjerimi ynë mbetet i njëjtë që prej fillimit bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera: të rritet numri i tamponëve sa më shumë: të testohet rregullisht i gjithë personeli mjekësor, të mos injorohen ankesat e qytetarëve, se nuk vijnë me porosi nga lart, sepse jo vetëm që është skandaloze si filozofi pune, por edhe tregon injorancë mbi faktin se Covid nuk zgjedh e sa më shumë të përhapet, aq më pranë vjen, secilit prej nesh!!!!

realnews

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...