11.1 C
Elbasan

DETAJE/ Kush i goditi policët në Elbasan, sherri për lokalet e natës, arrestohen dy të rinj….

Baret në Elbasan kundër të gjithë rregullave vijojnë të qëndrojnë të hapura përtej orës 23:00 gjatë javës dhe 24:00 në fundjavë.

Bizneset të cilët menaxhohen dhe drejtohen nga “të fortët” refuzojnë të mbyllen, duke vijuar të qëndrojnë hapur duke përcjellë muzike live me të ftuar të njohur nga fusha e muzikës, duke shpërfillur hapur policinë.

Kjo e fundit këtë fundjavë zbriti në terren. Teksa ka kërkuar mbylljen e aktivitetit është përplasur me pronarët e një bari në bulevardin kryesor të qytetit, i cili ka refuzuar të mbyllet ndonëse kishte kaluar mesnata.

Përkrah pronarëve janë pozicionuar edhe klientë besnikë të cilët kanë nisur të ofendojnë policinë, ku kjo e fundit në vend që të ndërhyjë eshtë sprapsur, duke u rikthyer pak minuta më pas e shoqëruar nga Shqiponjat. Por tashmë lokali ishte mbyllur, ndërsa konflikti është spostuar në rrugë.

2 të rinjtë të cilët u pozicionuan përkrah pronarëve në lokal të cilët dyshohet se kanë qënë nën efektin e alkoolit kanë nisur të ngrënë zërin në rrugë, dhe pasi janë përballur me forcat e posacme “Shqiponjat” janë konfliktuar edhe me këtë të fundit.

Në deklaratën e sotme për median , policia konfirmon arrestimin e dy të rinjve E. Sh 33 vjec dhe I.S 29 vjec , pasi në gjendje të dehur kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Forcës së Posacme “Shqiponja” , por jo sesi nisi konflikti.

Të dy shtetasit janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambjentet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Vllaznia me “armë” speciale, për hapin e madh ndaj Elbasanit

Në prag të javës së 24-t të Superiores, Vllaznia përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, teksa në “Loro Boriçi” pret...

Video/ E tmerrshme! Vajza 18 muajshe tenton të rrëmbehet nga duart e nënës, përfundon në spital me femur të thyer

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në dalje të një supermarketi në Bergamo, ku një burrë dyshohet se tentoi të rrëmbente një vajzë vetëm...

Detaje nga vrasja e Kevin Muharremit në Itali/ Autori i dyshuar një 20-vjeçar shqiptar, arrestohet nga policia

Kanë dalë detaje të reja mbi vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë mëngjeisne sotëm në Montecalvoli, në provincën...

Euro bie, por çmimet vetëm rriten, kostoja e ulët e importeve nuk reflektohet në treg

Gruri dhe misri, si baza e grupit kryesor të ushqimit,  buka e pasuar nga perimet, frutat dhe produkte të tjera u importuan me kosto...

Iu gjet armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat i posedonte pa...

Efektivi i policisë përfshihet në aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes, pasi arrestohet rezulton i dehur

Një inspektor i Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sepse mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në vendin e quajtur...