7.1 C
Elbasan

Detaje nga vrasja në Shkodër, gazetarja: Pinte birra dhe dilte në fshat duke thënë se kishte vrarë motrën

Gazetarja Etleva Delia zbuloi të tjera detaje të rënda nga ngjarja që tronditi një mbrëmjen e së dielës Shkodrën, atje ku policia zbuloi vrasjen e Diana Vukajt nga dora e vëllait të saj Fabian Vukaj. Sipas gazetares, 58-vjeçarja dyshohet se u vra më datë 4 e gjatë kësaj kohe, vëllai bënte një jetë normale, dilte luante bilardo e konsumonte alkool.

55-vjeçari dyshohet se e vrau të motrën e cila jetonte në Gjermani, pasi ajo kishte porositur mobilie për shtëpinë në Shkodër dhe atë në Velipojë, që siç tregon gazetarja, përdoreshin nga vëllai i saj, sepse vetë Diana jetonte në Gjermani. Mirëpo duke qenë një njeri i alkoolizuar dhe bixhozçi, ai i donte paratë në dorë dhe duket se në sherr e sipër e qëlloi të motrën për vdekje. Deliu tha në “Opinion” se fillimisht kishin qenë punonjësit e mobilierisë, të cilët e telefonin gruan për t’i thënë se porosia ishte gati, por në telefon u dilte vëllai i saj që u thoshte të mos telefononin kot, se nuk ajo nuk do t’u përgjigjej.

Madje sipas gazetares, 55-vjeçari u kishte thënë edhe të tjerëve se e kishte vrarë të motrën, por duke qenë se njihej si konsumues alkooli, nuk e kishin besuar…

Etleva Delia: Ajo u kthye për pushime, erdhi tek vëllai që e mbante, i çonte lekë çdo muaj, nga 300 euro në muaj për t’u ushqyer, sepse vetë ishte i papunë. Ai vetëm pinte, luante bixhoz. Madje kohët e fundit kishte porositur edhe mobili e që t’i mobilonte shtëpinë ku rrinte vëllai. Për ato paratë e mobilieve ka nisur e gjitha, sepse i donte vetë… i donte kesh.

Blendi Fevziu: Paratë ajo i kishte për të mobiluar shtëpinë e vëllait, jo të sajën në Velipojë?

Etleva Delia: Vëllai e përdorte edhe shtëpinë në Velipojë edhe këtë në Shkodër, sepse ajo ikte në Gjermani, jetonte atje. Kishte një shtëpi pushimi që e kishte marrë në Velipojë, që sigurisht do të shkonte dhe vëllai që do jetonte atje dhe kishte shtëpinë ku jetonte vëllai vetëm, beqar, që donte paratë kesh që t’i konsumonte alkool ose të luante bixhoz, sepse këto dy gjëra bënte. Ajo kishte porositur mobilie në një kompani në Shkodër dhe ata merrnin… madje kështu ka filluar dyshimet, ata telefononin për të thënë që porosia ishte gati dhe ky që u thoshte mos telefononi kot se nuk do ju përgjigjet.

Blendi Fevziu: I thoshte që nuk do ju përgjigjet?

Etleva Delia: Po, dhe në fshat dilte dhe thoshe që e kam vrarë, e kam në shtëpi motrën, por nuk e besonin sepse ishte njeri që pinte.

Blendi Fevziu: Dilte në fshat dhe thoshte e kam vrarë motrën dhe e kam në shtëpi?

Etleva Delia: Po e ka thënë, deri në momentin që shoqja e viktimës është shqetësuar dhe ka filluar që të interesohet se ku është sepse nuk i përgjigjej as në telefon dhe në këtë moment është dyshuar, ka ardhur policia…

Blendi Fevziu: E ka qëlluar me armë me silenciator apo jo? Po ç’donte arma me silenciator në shtëpinë e këtij?

Etleva Delia: Po në Shkodër çfarë nuk ka… Aty janë gjetur 17 bidonë birre, që janë 1 litërsh e gjysmë, nuk e di se përsa kohë mund t’i ketë pirë ky ato. Ose i ka pirë të gjitha atë ditë që ka bërë krimin, apo i ka pirë në vazhdimësi dhe me motrën e vdekur aty…

Blendi Fevziu: E mbante në shtëpi motrën e vdekur?

Poli Hoxha: Dilte lozte dhe bilardo…vazhdonte jetën normal, flinte në shtëpi.

Etleva Delia: Dyshohet që ajo është vrarë më datë 4.

Blendi Fevziu: Dhe ajo u gjet më datë 6… e tmerrshme! Domethënë një jetë normale me të vdekurin në shtëpi. Po ky është problem psikik pastaj.

© SYRI.net

Lajme të tjera

“Vendimi, autentik!”, Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi

Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi. Ky ka qenë përfundimi i nxjerrë gjatë hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë...

KLGJ kërkoi verifikimin e deklarimit të pasurisë së Irena Gjokës, prokuroria përfundon procesin: Rezultati…

Mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë...

AKUZAT/ Elvis Roshi paraqitet në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Elvis Roshi paraqitet në  SPAK. Në praninë e avokatit të tij Andi Skënderi, Roshit pritet t’i  komunikohet mbyllja e hetimeve. Ai është marrë i pandehur...

EMRI/ Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë, shkak dyshohet…

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri. Ai ishte...

Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të...

Elbasan/ Dyshohen për përfshirje në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”,...