9.5 C
Elbasan

Dhunohet avokati i njohur: Më qëlluan

Është dhunuar në Vlorë për shkak të detyrës avokati Kujtim Cakrani. Mëngjesin e sotëm, pranë zyrës së avokatisë në Vlorë i kanë shkuar 2 persona, e kanë sharë dhe qëlluar, dhe më pas janë larguar me shpejtësi prej aty.

Ata i kanë i kërkuar të heqë dorë nga një çështje që ka të bëjë me rrëmbimin e një personi. Cakrani thotë se i njeh këta persona, dhe thotë se e kanë kërcënuar edhe herë të tjera. Pas ngjarjes ai ka shkuar menjëherë dhe ka denoncuar në polici, ndërsa kjo e fundit nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me autorët e dyshuar.

“Unë sot në mëngjes kam ardhur në zyrë, dhe kam shkuar në një lokal përpara zyrës, dy persona me makinë të zezë, që i kam marrë dhe targën më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Më kanë kërkuar që të heq dorë nga një çështje që lidhet me rrëmbimin e një personi, dhe unë mbroj palën e familjes së viktimës.

Këta persona më kanë ardhur dhe në zyrë, i kam identifikuar personat, unë zyrën e kam survejuar me kamera dhe i kam të fotografuar të paktën njërin prej tyre që ka qenë më aktiv. Më kanë goditur në fytyrë, kam lajmëruar policinë, unë jam avokat dhe kësaj çështje do ti shkoj deri në fund. Jam kërcënuar dhe herë të tjera nga këta persona, jam i detyruar që të kërkoj mbrojtje nga policia e shtetit.

Jam në të drejtën time që të kryej detyrën dhe nuk intimidohem aspak nga këta persona. Në këtë vend është bërë vazhdë që të dhunohen avokatët dhe gjyqtarët, do ti shkoj deri në fund që këta persona të tërhiqen”, u shpreh Cakrani.

Cakrani konfirmon se dhuna ndaj ti ka ardhur si rjedhoj e mbrojtjes së një cështje të një personi që dyshohet se është rëmbyer.Bëhet fjalë për shtetasin me origjinë nga Fieri Fatjon Myrtaj i cili mendohet të jetë vrarë nga kushëriri i tij Perlat Myrtaj i cili është arrestuar.

syri.net

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...