10 C
Elbasan

Diell dhe ftohtë deri të mërkurën, më pas shi dhe temperatura që rriten

Pas reshjeve të shiut që shkaktuan përmbytje në shumë qytete, java që lamë pas ka sjellë në vendin tonë temperatura shumë të ulëta dhe reshjet e para të dëborës.

Mëngjesin e sotëm meteorologu Hakil Osmani i MeteoAlb për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka treguar se java që vjen do të sjellë një mot të larmishëm ku nuk do të mungojnë as reshjet e pakta të borës në zonat malore. Sipas tij  përmirësimi i motit pritet vetëm pas të mërkurës, teksa parashikohet se prej të enjtes do të rikthehen reshjet e shiut  dhe temperaturat do të rriten.

“Ditën e mërkurë pritet të kemi prezencë të vranësirave të cilat ditën e enjte do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore në skajin verior dhe jugor. E premtja dhe fundjava do të sjellin reshje shiu kryesisht në  pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore dhe shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat malore.

Kjo javë do të jetë e larmishme pasi do të kemi në fillimin e saj mot të ftohtë por të kthjellët pastaj do të mbyllet me temperatura më të ngrohta duke bërë që miniumet të shkojnë -2 gradë celsius në zonat malore ndërsa maksimumi jo më shumë se 12 gradë celsius. Fundjava që vjen sjell një rritje të vlerave termike, por zonat verilindore dhe juglindore kryesisht ato malore mbeten të rrezikuara nga reshjet e pakta të dëborës” – thotë ai.

Lajme të tjera

Po largohem, mos më kërkoni”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë, dyshimet e para

Një 14-vjeçare është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia dhe ende askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. mamaja e Brikena Tuskut kërkon ndihmë...

Braktis PDIU? Lumturi Hasa shpall kandidaturën për kryetare të PD Elbasan

Ish kandidatja për deputete e listës së opozitës në Elbasan Lumturi Hasa përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do...

TË PAPREKSHËM/ Kush janë bosët shqiptarë të krimit që sfidojnë drejtësinë nga Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar...

63-vjeçarja humbi jetën në urgjencën e Elbasanit, nis hetimi për dy mjeket e pavionit

Dy mjekë të pavionit të urgjencës në Elbasan janë proceduar penalisht nga prokuroria, pas vdekjes së një pacienteje në këtë spital. Sipas njoftimit të policisë,...

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për...

‘Dhunues’, ‘Fake’, ‘Të nxira të dyshimta në krahë’, publiku kryqëzon Mateon

Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale ditët e fundit, duke nxitur diskutime të forta dhe reagime të...