7.4 C
Elbasan

Dita e Mësuesit, Evis Kushi: Një 7 mars ndryshe, do të mbahet mend për sakrificën madhore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit nëpërmjet një videoje ku ajo vetë i është bashkuar me nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.

Nëpërmjet këtij video-mesazhi ministrja Kushi nënvizon se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë.

“Sot është 7 marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë”, thotë Kushi.

Duke uruar gjithashtu që “çdo 7 mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sot, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”, ministrja falënderon mësuesit për profesionalizmin dhe përkushtimin maksimal.

“Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt”, mbyll mesazhin e saj ministrja.

https://www.facebook.com/103464624802314/videos/914850519262999

Lajme të tjera

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...

Ulen kërkesat për azil në Britani! Shqiptarët bien nga “froni”, jo në top 5 e emigrantëve të paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm shqiptar zyrtarisht nuk janë më një problem në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet kanë publikuar bilancin e emigracionit për vitin që kaloi,...

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë...

Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e çatisë së banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur...

Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve...