Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë u krye vetëm rituali i bekimit të ujit, një simbolikë e pastërtisë, jetës dhe shpëtimit për besimtarët e krishterë ortodoksë.

Këta të fundit marrin në bidonë ujin e bekuar dhe e çojnë në shtëpitë e tyre pasi besojnë se ka veti shëruese dhe duhet konsumuar kur këta të fundit kanë probleme shëndetësore.

Ka munguar rituali i Epifanisë (hedhjes së kryqit në ujë), ku vitet e kaluara me dhjetëra të rinj sfidonin temperaturat e ulëta për të kapur kryqin e bekuar, ndërkohë këtë vit nuk është zhvilluar për shkak të masave parandaluese anticovid në vendin tonë.