13.4 C
Elbasan

“Djalë me fat që s’ka punuar asnjë ditë”, Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla përballen në Gjykatë, caktohet një psikologe për… (Sa para kërkon djali i ish-kryeministrit)

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka paditur në gjykatë për shpifje numrin 2 ë Partisë Socialiste Taulant Balla, të cilit i kërkon një dëmshpërblim prej 3 milionë lekësh të rinj, si dhe përgënjeshtrim të akuzave.

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e parë, ku palëve iu la kohë për gjetjen e një marrëveshje, dhe seanca e radhës u caktua në muajin shtator. Në padinë e Berishës janë renditur dhe deklaratat e Ballës që sipas tij janë të pavërteta.

“Shkëlzen Berisha ka marrë nga Banka kredi 1.8 milionë euro me kolateral pronat e krimit makabër në Gërdec. Si u bë Zeni pronar i atyre pronave milionëshe”.

“Nga kjo foltore , përfitoj ti drejtohem SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet për këtë djalë me fat që , pa punuar asnjë ditë të vetme në jetë, disponon miliona euro kredi duke u deklaruar vetëm si sekser”, ishin këto pjesa nga deklaratat e ballës të cilat , Berisha i ka pasqyruar në padinë e tij.

Duke i cilësuar si fyerje dhe të pa faktuara këto deklarata, në padinë e Shkëlzen Berishës thuhet se: Në rastin kur një person bën një deklaratë publike kundër një personi tjetër dhe pretendon se po i servir publikut një të vërtetë ka njëkohësisht edhe detyrimin që të provojë bazën faktike të këtyre deklaratave.

Edhe në rastin kur personi pretendon se ka shprehur një opinion ai përsëri ka detyrimin që ti tregojë disa fakte qëkanë sjellë si pasojë formimin e këtij opinioni si dhe çfarë e shtyu të bëjë deklarimin e këtij opinioni.

Në të kundërt një veprim i tillë sipas rastit përbën shpifje ose edhe fyerje dhe për këtë fakt deklaratbërësi duhet të mbajë përgjegjësi për shkaktimin e dëmit ndaj personit që i drejtohet kjo deklaratë.

Ndër të tjera në dokument thuhet se Shkëlzen Berisha ka pësuar dëm jo pasuror si pasojë e cënimit të nderit dhe personalitetit të tij që formësohet në dy lloj dëmësh, moral dhe ekzistencial.

Shkëlzen Berisha kërkon që Balla të përgënjeshtrojë deklarata e tij. Çështja kaloi për gjykim më datë 14 shtator ora 14:00. Gjykata caktoi ekspertë psikologe, ku  do intervistojë  Shkëlzen Berishen për dëmet psikologjike.

   

Lajme të tjera

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...

“Vetëm nga një derë mund të kalojmë”/ Ndeshja me Poloninë, Hysaj: Më mungon vetëm Botërori për të kompletuar Kombëtaren

Shqipëria luan finalen e saj të parë me Poloninë për një vend në Botërorin 2026. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh se kjo është...