17.7 C
Elbasan

Dokumenti/ Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Unviersitetet italiane.

Studentët e huaj e të gjitha ata që kërkojnë të kryejnë kurse të larta formimi, në Universitetet, Akademitë e Konservatorët Italianë, kanë  kohë deri më 30 nëntor 2021 për të plotësuar procedurat përkatëse në bazë të udhëzimeve të kësaj ministrie dhe të Ministrisë së Çështjeve të jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe të kushteve të imponuara nga ecuria e situatës pandemike globale.

Në dokumentin prej 23 faqesh që RTV Ora ka siguruara, kërkesa paraprake për pranimin e kandidatëve studentë të huaj duhet bërë në portalin shtetëror UnivesitiItaly duke ndjekur treguesit e përcaktuar

Leje e vizës për motive studimi lëshohet nga përfaqësuesit diplomatikë në vendet e prejardhjes së studentëve, ndërsa leja e qëndrimit për motive studimi lëshohet vetëm nga Ministria e Brendshme Italiane.

Vlefëshëmria e njohja e titujve të studimit është në varësi të institucioneve që e kanë lëshuar dhe përfaqësuesve diplomatikë e konsullorë, por që nuk kushtëzojnë pranimin o jo të kandidatit në kursin e degën e zgjedhur.

Shqipëria mban vendin e parë  për numrin e lartë të studentëve në Universitetet italiane.

Gjatë vitit të fundit 2019-2020 rezultojnë 75 203 studentë shqiptarë të regjistruar në universitetet italiane me një rritje prej 8.5% në krahasim me një vit më parë e baraz me 12.1% të studentëve jo komunitarë në sistemin shkollor italian, raporton RTV Ora.

Ndërsa në vitin shkollor 2017-2018 janë shënuar 9527 studentë të rinj të ardhur nga Shqipëria e të regjistruar në Universitete.

Procedura e pranimit të studentëve të rinj të huaj për vitin e ri shkollor 2021-2022 është e hapur dhe për të gjitha ata që këkojnë të kryejnë kurse të larta formimi e specializimi në sektorin artisitk, muzikor e koral, në akademitë e konservatorët italianë, raporton RTV Ora

Numri i studentëve të huaj që do të pranohen në sezonin e ri shkollor, do të varet nga numri i vendeve të hapura të vënë në dispozicion nga Universitetet italiane e nga kërkesa e tyre.

ora

Lajme të tjera

Shkëlqim, elegancë dhe stil në tapetin e kuq, ja veshjet që kanë spikatur në ceremoninë e 98-të të Oscars

Tapeti i kuq i 98th Academy Awardsu mbsush me elegancë, stil dhe momente që tërheqin vëmendjen e gjithë botës së modës dhe kinemasë. Para fillimit...

41 biss, SPAK ka edhe 5 të burgosur në listë/ “Mbajnë kontakte me grupe kriminale”, kërkohet izolimi në regjimin 41-bis

Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në regjimin e ashpër 41 biss, pesë...

Elbasan/ Aksidentoi një person me biçikletë në bulevard, arrestohet 35 vjeçari

DVP Elbasan / Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin...

Humbi ekuilibrin”/ Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i...

Apel për ndihmë. Kosta Gego la nevojë për ndihmë për trajtim mjeksor

Familja e Kostës kërkon ndihmë për përballimin e trajtimit . Gruaja apel për këdo që ka mundësi Kush të mundet të dhurojë në linkun e...

I vuri flakën banesës së komshiut pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në Berat 53-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”. Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari dyshohet se për motive...