Këtë javë në BOOM në rubrikën “Shqipëria pa filtra” do të sjellim rastin e 3-vjeçares Reisila Karaj e cila vuan nga një sëmundje e rrallë.

Mjekët në Shqipëri janë dorëzuar dhe shprehen se një sëmundje e tillë nuk mund të kurohet në vendin tonë.

“Problemet i filluan një vit më parë. Unë nuk kam lënë vend dhe doktor pa kontrolluar dhe më kanë thënë se nuk është parë një sëmundje e tillë. Vajza merr vetëm lëngje dhe nuk ka fuqi fare të lëvizë as të vrapojë. Edhe kur e laj ka frikë.”

Është e dhimbshme të shohësh trupin e një vajze 3-vjeçare që deformohet nga dita në ditë.

Për më tepër siç e tha edhe mamaja e vogëlushes kjo sëmundje nuk njihet fare në Shqipëri dhe prindërit nuk dinë se më çfarë ilaçi t’i lehtësojnë dhimbjet vajzës.

E rishte për një gjyshe të shohë mbesën  që vuan çdo ditë dhe mos të ketë asnjë mundësi për ta ndihmuar.

“Goca qenë shumë mirë dhe një ditë vjen burri në shtëpi dhe thotë se e ka njërën këmbë më të trashë. Nuk po na jep një njeri zgjidhje. U lutem njerëzve që të vënë dorën në zemër se nuk ke çfarë e do jetën kur fëmijë nuk është mirë. Është gjynah.”

Apeli ynë shkon për të gjithë spitalet që mund të kontribuojnë për shëndetin e vogëlushes.

Gjithashtu  lutemi që çdo shqiptar brenda dhe jashtë kufijve që mund  t’i vijë  në ndihme familjes për ta orientuar se ku mund te kurohet kjo sëmundje e rrallë.