16.3 C
Elbasan

Drejtësia e proceseve të përsëritura gjyqësore, mungesë drejtësie”/Nuk hidhet baltë thjesht mbi Thaçin, Veselin apo UÇK-në, por mbi krejt shqiptarinë

Kryeministri Edi Rama po vijon ditën e dytë të vizitë zyrtare në Kosovë, sikurse është shprehur ai, “për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë”.

“Mirëmëngjes nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, tha Rama ndërsa ndau edhe qëndrimin e tij për këtë çështje.

Për kryeministrin Rama “drejtësia e proceseve të përsëritura gjyqësore është mungesë drejtësie”.

“Pas 21 vitesh del një tekst ku fryma diskretituese e fjalëve asgjëson vetë prezumimin e pafajësisë. Këtu nuk është se hidhet baltë thjesht mbi Hashim Thaçin apo mbi Kadri Veselin, as mbi UÇK-në, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë. Serbinë nuk e bombardoi Hashim Thaçi me Kadri Veselin, e bombardoi bota demokratike dhe Serbia nuk ishte viktimë, ishte agresori dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e gjithë të tjerët u rebeluan ndaj agresorit në emër të viktimave”, u shpreh të enjten në Kuvend, Kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, “nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi, dhe veçanërisht për krimet në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës, zero”.

“Pse duhet të flas për pastërtinë dhe pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur këtu flitet konkretisht dhe ata pa të cilët sot Kosova do të vazhdonte të kishte mbi kokë kushedi se kë. Përballja e gjatë që vazhdon me drejtësinë do ta bëjë UÇK më të fortë dhe do ta bëjë Kosovën më të mirë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me liderët politikë në Kosovë pas publikimit të aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në ditën e parë të vizitës në Kosovë, Kryeministri Rama zhvilloi dje takime me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, Kryeministrin, Avdullah Hoti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me kryetarin e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Atsh

Lajme të tjera

Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e aseteve të Shqipërisë, pasi nuk zbatoi vendimin e arbitrazhit për të paguar 13 milionë $

Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim....

ZBARDHET DINAMIKA/ Plagosja e turkut në Sauk, 39-vjeçari kyç gojën para policisë: Nuk e njoh autorin…

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Halil Uçar me origjinë turke, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar. Bëhet me dije se, Uçar, i...

“ZGJOHET” IRANI! “Homeland Justice” kërcënon deputetët shqiptarë: Bisedat e të korruptuarve janë në duart tona, do tua … (FOTO)

Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, ku pretendojnë se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendi i...

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya

Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi sot vendosjen e një sistemi mbrojtës ajror Patriot në qytetin Malatya, ku ndodhet edhe baza e radarit Küreçik,...

Sot nafta, 1.95 lekë për litë. Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Erisa Xhixho: Të nderuar qytetarë! Cmimi i naftës është rritur përsëri. Sot nafta ka arritur në rreth 1.95 lekë për litër. Rritja e çmimit të karburantit godet drejtpërdrejt...

Iu vendos tritol në makinë/ Oltjon Klosi jetonte mes Shqipërisë dhe Spanjës, autori u largua me biçikletë

Një sasi lënde plasëse iu vendos gjatë natës automjetit në pronësi të Oltjon Klosit në Tiranë Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa gazetarja Dorjana...