Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë:
“E. M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
A. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.
E. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.18, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tags
ora news