17.4 C
Elbasan

“Duhet të kërkoj punë tjetër”/ Erion Braçe ‘sulmon’ Ballën: Ka bllokuar ligjin për bujqit, padituri dhe ligësi

Deputeti Socialist Erion Braçe ka akuzuar kreun e grupit të PS, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin. Përmes  një postimi në Facebook, shprehet se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët.

Ai

e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë. Në fund ai ngre një pyetje se çfarë duhet të bëjë një deputet për të mbrojtur punëtorët e sektorit të bujqësisë. Ai shton se duhet thjesht të kërkojë një punë tjetër.

 

Postimi i plotë i Erion Braçes:

MIRE QE JENI ME TREGETARET;
PO ME BUJQIT CFARE KENI?!
Prej Qershorit te ketij viti, kam paraqitur ne Kuvend nje amendim ne ligj, i cili, VENDOS RREGULL NE TREG;
GARANTON BUJQIT PER PARATE E MALLIT TE TYRE!
Jane miliona euro qe GRUMBULLUESIT prej 6-9-12 muaj e me shume, NUK UA PAGUAJNE BUJQVE;
KANE BLERE PRODUKTE TE BUJQIT DHE PREJ KAQ KOHESH NUK U JAPIN PARATE!
Mendoni nje bujk qe ka punuar nga 4-5 muaj-ne ciklin me te shkurter, deri ne 9-12 muaj-ne ciklin me te gjate, per te patur prodhimin, prej tij te ardhurat, e kane shitur produktin dhe, KANE ME SHUME SE NJE VIT QE NUK MARRIN PARATE!
KAM PROPOZUAR NJE AFAT 50 DITOR PER TE PAGUAR PARATE TEK BUJKU!
Ne ligj, sot, ne kemi afat vec per te MBROJTUR TREGTARET, marredheniet mes tyre, asgje per bujkun ne raport me tregtarin.
PREJ QERSHORIT, PROPOZIMI LIGJOR QE KAM BERE ESHTE BLLOKUAR; 5 JAVE ME PARE, PROPOZIMI ISHTE NE KALENDAR PER TU DISKUTUAR NE KOMISIONE E SEANCE PLENARE;
POR PERSERI U BLLOKUA, NE MENYRE TE PALIGJSHME, JASHTE CDO PROCEDURE PARLAMENTARE, NGA KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE!
Perse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se une jam kunder Qeverise se Partise Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!!!
Pra, pa asnje efekt mbi buxhetin e shtetit, te propozosh qe bujqit te marrin parate e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 diteve, QENKA KUNDER QEVERISE DHE KUNDER PARTISE SOCIALISTE?!
Ky qofte!
Te enjten, urdheroi votim kunder nje ndihme te vogel e konkrete per blegtoret, punen e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; nje urdher qe reflekton padije-padituri, ligesi, cmire, qe gelojne mes atyre qe urdhrin e kane instrument fuqie, pushteti.
Ka bllokuar prej muajsh nje rregullim qe ndihmon e garanton bujqit TE MARRIN PARATE E PUNES E MUNDIT TE TYRE; teresisht ne menyre te paligjshme.
NE KETE PIKE, NJE PYETJE KAM:
CFARE DUHET TE BEJ NJE DEPUTET PER TE BERE PUNEN E TIJ, TE MBROJ PUNETORET E SEKTORIT ME TE GJERE TE EKONOMISE KOMBETARE, BUJQESISE?
Ua them vete;
DUHET TE KERKOJ PUNE TJETER!
AJER!

Lajme të tjera

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...

Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, të zbatohet shpejt dhe pa pengesa

Edi Rama nuk dorëzoi Belinda Ballukun dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin me votat e shumicës së tij parlamentare. Pas vendimit...

Tronditet” Gjermania para Botërorit, Sport Bild: Jurgen Klopp zëvendëson Nagelsmann në stolin e “panzerave”

E përditshmja prestigjoze gjermane “Sport Bild” ka hedhur orët e fundit dritë mbi një zhvillim vërtetë të bujshëm. Julian Nagelsmann mund të mos jetë...