Një 31 vjeçar me inicialet E. I banues në Durrës, është arrestuar në flagrancë nga polica nën akuzat e posedimit të lëndëve narkotike.
Arrestimi u krye nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në kuadër të operacionin të koduar “Spring Square”.
Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.