Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Durrës.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona të cilët janë transportuar në spital.

“Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesë. Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.