13.9 C
Elbasan

Dy shkarkime në 10 minuta: Vetingu heq dy gjyqtare

Një gjyqtare e Gjykatës së Tiranës dhe një prokuror i Shkodrës nuk e kaluan dot vetingun. Brenda një harku kohor prej jo më shumë se 10 minutash, sot paradite (28 tetor) në godinën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u morën dy vendime për shkarkim nga detyra.

 Shkarkohet gjyqtarja e Tiranes

Trupa gjuqësore e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Etleda Çiftja firmosën shkarkimin nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Klorinda Çela.

Ajo vetë nuk ishte e pranishme në seancë.

Prej vitit 2013, ajo ushtronte funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Në vitin 2014, ministri i Drejtësisë i asaj kohe kërkoi shkarkimin nga detyra të saj dhe bashkëshortit Ken Dhima për shkak të problemeve me pasurinë –por kërkesa u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Dejtësisë.

Gjyqtari Dhima u shkarkua nga detyra më 29 korik 2021, pasi nga hetimi i KPK-së rezultoi me bilanc negativ në 12 vite si dhe me pasuri të fshehura.

Në seancë e kaluar dëgjimore me gjyqtaren Çela, KPK ngriti dyshime se gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela ka fshehur dy pasuri dhe ka mungesa financiare në vlera të mëdha të burimeve të ligjshme.

Shkarkohet prokurori i Shkodrës

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja shkarkuan nga detyra prokurorin e Shkodrës Ermir Lelçi.

Gjatë seancës së kaluar dëgjimore prokurori u pyet dhe dha shpjegime për burimet e një apartamenti që zotëron së bashku me të atin, për problemet e konstatuara në kriterin profesional dhe gjendjen në konflikt interesi.

Lajme të tjera

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...

Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria do të rikthejë Bordin e Transparencës, ku pritet të komunikohet vendimi zyrtar. Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët...