Shënohet sot 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një grup studentësh të Universiteteve të Tiranës, përkrahur nga pedagogë të tyre u bënë shënjuesit e kthesës historike. Banorët e Qytetit “Studenti”, sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë me anë të protestave paqësore.

Në protestat e tyre, të rinjtë shqiptarë kërkuan që ngrihej sistemi i vlerave perëndimore dhe e shtetit të së drejtës. Të rinjtë u bënë iniciatorë të dhënies fund të epokës së vetëizolimit dhe sundimit ideologjik dhe të hapjes rrugë të ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët ja pohuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë.

Protestat vazhduan deri më datën 11 dhjetor, kur në takimin me Ramzi Alinë  sutdentët konfirmuan. Më pas nisën edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Me lëvizjen dhe idetë e saj u bashkuan pedagogë, akademikë, intelektualë qytetarë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera kryesore duke e shndërruar Lëvizjen Studentore në një revolucion kombëtar demokratik.