3 C
Elbasan

E FUNDIT/ 2 viktima dhe 67 raste të tjera, si është gjendja e të shtruarve tek “Infektivi”

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar këtë të shtunë se vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen 88 pacientë, tetë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vazhdon të apelojë për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura, të ruajnë distancën fizike, të kujdesen për higjienën personale dhe të përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, të dezinfektohen objektet dhe të ajrosen ambientet ku qëndrohet.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitive për Covid-19, 67 raste.

Njoftimi i Ministrisë: 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 67 raste të reja, 2 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë nxit bizneset dhe institucionet për aplikimin e punës alternative nga shtëpia, për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Përdorimi i maskës domosdoshmëri

Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv.
Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.
Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura. Suksesi do të varet nga sjellja individuale e çdo qytetari.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)
Testime totale 28409
Raste pozitive 2819
Raste të shëruara 1637
Raste Aktive 1108
Humbje jete 74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 428
Durrës 199
Shkodër 164
Vlorë 115
Fier 46
Lezhë 59
Korçë 35
Kukës 20
Elbasan 16
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8./abcnews.al

Lajme të tjera

Digjet një banesë në Elbasan, 4 anëtarë mbeten pa strehë, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti. Sipas...

Finalja e trazuar e Kupës së Afrikës: Senegali rrezikon përjshtimin nga Botërori

Finalja e Kupës së Afrikës për Kombe vazhdon të shkaktojë polemika edhe pas përfundimit të saj. Senegali vendosi të braktiste fushën për disa minuta, në...

“GJK po zhvillon farsën më të shëmtuar”, Rama: Duan të rrisin rrogat e gjyqtarëve me gjyq. Respekte për SPAK që nuk iu bashkua kësaj...

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një postimi në X se sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon ” farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e...

“Krim institucional”/ QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe, në reanimacion sekondat vrasin

Mjeku psikiatër Neli Demi, ka reaguar ashpër pasi QSUT mbeti pa energji elektrike mbrëmjen e së hënës Në një reagim në rrjetet sociale, mjeku shkruan...

Aksident në unazën e qytetit të Cërrikut, përplasen dy automjete, mbeten të plagosur 2 persona

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Cërrikut, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetër. Dy drejtuesit e mjeteve po marrin ndihme...

Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit deklaratë për media: Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve, i burgosuri vdiq sepse…

Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit, profesor Krenar Lilaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e...